Berisha ka mbledhur deri tani 1300 firma delegatësh te Kuvendit të PD
Lëvizja e ish-kryeministrit Berisha kundër Lulzim Bashës po konkretizohet me mbledhjen e firmave nga delegatët e Kuvendit të PD-së. Sot nga Durrësi njeri prej deputetëve që shoqëron ish-liderin demokrat tha se deri tani janë mbledhur 1300 firma delegatësh të Kuvendit demokrat. Dhe se po vazhdon mbledhja e qindra firmave të tjera.
Sipas statutit të PD-së me 1500 firma delegatësh mblidhet Kuvendi Kombëtar.
Por i njëjti burim tha se do të bëhen mbi 5 mijë firma delegatësh dhe se Kuvendi i PD do mblidhet, pavarësisht se Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të njohë këtë Kuvend.
Në të vertetë lëvizja e Berishës po gjallëron bazën e PD-së e cila është e demoralizuar nga humbjet e shumta elektorale. Por finalja duhet të çojë në largim të të dyve dhe zgjedhjen e një lideri të ri në PD që të bashkohen demokratët kundër pushtetit absolut të Edi Ramës.