Berisha me sallën plot, kurse Basha nuk del nga selia e PD
Kryesore E Shtunë, 2 Tetor 2021 12:54
Ish-kryeministri Berisha ka postuar sot foto dhe videon e pritjes madhështore dje në Shkodër.
Ja se çfarë shkruan Berisha në statusin e tij: “Me kete foto nga Foltorja madheshtore e Shkodres dua te pershendes dhe te shpreh mirenjohje te thelle per te gjithe demokratet dhe demokratët Shkodres qe moren pjese nga themeluesit e deges deri te anetaret me te rinj, te pershendes te nenkryetaret e PD sekretarine e Deges se PD, kryetarin e FRPD, kryetaret e grup-seksioneve dhe seksioneve per organizimin e shkelqyer si dhe nenkryetaret e Bashkise per pranine e tyre ne uraganin e shpreses te PD!
Nje pershendetje te perzemert per te gjithe ju miq! Fundjave te bukur!”.
Ndërkohë Lulzim Basha, kryetari aktual i PD-së, akoma nuk po guxon të dalë në rrethe apo të takojë strukturat e partisë.
A është frikë apo nuk e pret njeri kjo mbetet për tu parë.

KOHA JONË SONDAZH

