Berisha: Ngjarja në Elbasan ndodhi se makina kishte lekë dhe karta identiteti, ata qëlluan të parët
Ish-kryeministri Berisha tha sonte te Ilva Tare se ngjarja ndodhi se makina e të ndjerit Xhuvani po shpërndante lekë dhe duke iu marrë kartat e identitetit disa qytetarëve në atë lagje.
Makina pa targa e të ndjerit është ndaluar nga militantët e PD-së, të cilët kanë lajmëruar policinë e Elbasanit, sipas ish-kryeministrit. Me tej ai tha se faktet tregojnë që në këtë moment personat që ishin në makinën pa targa kanë qëlluar duke plagosur dy njerëz të PD. Në këtë moment Arbër Paplekaj, që ka armë me leje, ka qëlluar në drejtim të personave që ishin në makinën pa targa të cilët qëlluan të parët, pasi po bllokoheshin se kishin para dhe karta indentitetit.
Me tej ish-kryeministri theksoi se kjo që ka ndodhur është e rëndë, por e verteta mbetet se makina ishte me lekë fushate pro PS dhe se ata kanë qëlluar të parët.
Kjo deshmi e ish-kryeministrit Berisha u bë te kanali euronews albania në emisionin e Ilva Tares.
https://arkiva.kohajone.com/policia-jep-detaje-per-ngjarjen-ne-elbasan/
https://arkiva.kohajone.com/gazmend-bardhi-bllokon-makinen-qe-po-shperndante-leke-per-vota-ne-elbasan/
https://arkiva.kohajone.com/perplasje-me-arme-ne-elbasan-1-i-vdekur-disa-te-plagosur-arrestohet-autori/