Berisha publikon videon: Ja si bëhen të pavlefshme fletët e votimit në Tepelenë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga procesi i numërimit në Tepelenë, ku PS thotë se fitoi zgjedhjet.
Në video shihet sesi dy komsionerë manipulojnë masivisht vota. Pamjet tregojnë një prej komisionerëve që shënon me stilolaps fletët e votimit. Shënimi i fletëve të votimit nga komisionarët nënkupton se këto fletë votimi po nxirren qëllimisht të pavlefshme.
“Këtij i thonë numërim! Me laps në dorë duke “votuar” ose bërë të pavlefshme fletët e votimit. Në KZAZ 79 Tepelenë”,- shkruan Berisha në Facebook.