Berisha: Rama dhe “lulbrava” po mbrojnë aferën 420 milionë euro të inceneratorëve

Protesta e sotme në sheshin para kryeministrisë kishte mijëra vetë e që vjen fill pas një stepje të opozitës. Në protestë e cila është kundër dyshes Vuçiç-Rama folën shumë veta, por në fund e mori fjalën ish-kryeministri Berisha.

Berisha tha se i bëj thirrje Kongresit Amerikan dhe Presidentit Amerikan që të ndalojë çdo lloj politike paralele të Xhorxh Soros me shtetin amerikan në lidhje me “Open Balkan”.

Kjo histori e Open Balkan mbetet një lojë e Rama-Vuçiç që i sherben Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi, theksoi Berisha. për tu integruar në BE e jo të jemi shtojcë e interesave të presidentit serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me aferën e inceneratorëve ku ka hyrë në burg ish-ministri Koka, Berisha deklaroi se “Rama dhe “lulbrava” po mbrojnë aferën 420 milionë euro të inceneratorëve”.

Kjo është protesta e parë kundër qeverisë dhe nuk do të ndalojmë deri në rikthimin e PD-së në pushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?