Berisha: Sot kjo protestë tregoi përfundimisht se kush është opozita e vertetë dhe kush mbetet pseudo-opozita

“Basha sot ministër i brendshëm i Ramës”- kështu u shpreh ish-kryeministri Berisha, në konferencën për mediat.

“Ky regjim ka arrit në atë shkallë sa të emërojë edhe opozitën që dëshiron Edi Rama. De facto sot, Lulzim Basha u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.

Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them: Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, opozita do të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë.” u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot kjo protestë tregoi përfundimisht se kush është opozita e vertetë dhe pseudo-opozita”- shtoi ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selisa e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme. PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për clirimin e  godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita”- u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?