Presidenti amerikan, Biden: Rrezik i lartë për një sulm rus ndaj Ukrainës

Nga “Zëri i Amerikës”-

Presidenti Joe Biden tha të enjten se janë të “gjitha shenjat” se Rusia po planifikon të ndërhyjë në Ukrainë. Zoti Biden tha se rreziku i një sulmi rus ndaj Ukrainës është shumë i lartë.

“Ata nuk kanë larguar asnjë nga trupat, kanë dërguar më shumë trupa. Kemi arsye të besojmë se po angazhohen në një operacion për të krijuar pretekst për të ndërhyrë. Të gjitha shenjat tregojnë se ata janë gati të ndërhyjnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”, tha Presidenti Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndryshonte planet e tij të udhëtimit në minutën e fundit për të folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Departamenti i Shtetit tha se Rusia ka urdhëruar zëvendës shefin e misionit amerikane në Moskë, Bart Gorman, të largohej nga vendi.

Departamenti i Shtetit e cilësoi këtë masë një veprim “të paprovokuar” dhe “një hap përshkallëzues”. Rusia nuk ka dhënë detaje se përse po e dëbon zotin Gorman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?