Policia ndalon dhe nuk lejon të ecësh në grup, ndryshe përfundon në komisariat!

Gjithë rrugët për në qendër të Tiranës janë blinduar nga forcat e shumta të policisë. Dhjetëra makina që hedhin ujë me presion autoblinda dhe furgonë të policisë qarkullojnë në rrugët e Tiranës.

E gjithë policia e shtetit po kontrollon çdo rrugë si dhe nuk lejojnë asnjë qytetarë të lëvizin në grup. Në rrugën e Kavajës ndodhi një incident mes një familje me 7 veta dhe forcave të policisë. Familja prej 7 vetave ishte duke shkuar në spital për tu informuar për një të afërm të tyre të shtruar në spital me Covid-19, por patrullat policore iu kanë kërkuar të shpërndahen e jo të ecin sëbashku. Ata po shkonin të kapnin urbanin e linjës për QSUT. Mëqënëse kryefamiljari ka bërë debat me forcat e policisë se ne jemi një familje dhe po shkojmë te spitali e nuk kemi si ecim në distancë nga njeri tjetri, ka mbërritur furgoni policor që ti merrte të gjithë për në komisariat. Por pa sherrit ka ndërhyrë një polic i vjetër në moshë dhe sherri ka përfunduar pa shoqërim në polici.

Kudo policia po ndalon kush është në grup. Ndryshe do të ndalohesh dhe përfundon në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?