Bllokohet Beogradi, kurse Tirana vazhdon festën e përgjumjes prej opozitës së blerë
Mijëra vetë po demonstrojnë Beograd (Serbi) kundër politikave të Presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë së tij.
Për dy orë demonstruesit serbë bllokuan trafikun rrugor në Beograd, urën e rëndësishme të Danubit në Novi Sad dhe pika qendrore të trafikut në disa qytete të vendit.
Në foto: Protesta në Beograd
Ndërkohë në Tiranë, ndonëse papunësi apo që rinia po ikin nga vendi, asnjë protestë nuk zhvillohet nga shoqeria civile, por edhe nga opozita e cila ka detyrën për të organizuar qytetarët kundër qeverisë, nëse akoma i përmbahet asaj që thotë në media si “qeveri e mafies dhe e oligarkëve”.
Në Tiranë opozita ka tradhtuar elektoratin. Eshtë bërë pjesë e heshtur e qeverisë.
Kjo është tradhtia më e madhe ndaj elektoratit dhe pjesës gri të popullsisë.
Në Serbi ka plasur protesta e madhe kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç. Në Turqi ndonëse ka një president autoritar, përsëri ka protesta dhe mos bindje civile.
Por vetëm në Shqipëri ka qetësi! Basha dhe PD e drejtuar prej tij rri pranë oxhakut duke u ngrohur.
Qytetarët shqiptarë vuajnë deri në mbijetesë ekonomike, gjithë pushtetet i ka përlarë Edi Rama, oligarkët marrin buxehtin e shtetit duke e përdorur për vete, ndërsa kjo dreq opozite bën sehir.
A është e paaftë kjo opozitë apo e blerë nga kryeministri?!
KOHA JONË SONDAZH



