Presidenti rus largon me urgjencë nga Gjermania superjahtin me vlerë 73 milionë paund
Në një kohë që bota është nën ethet e një lufte Rusi-Ukraine, Presidenti rus Vladimir Putin ka larguar jahtin e tij nga një port në Gjermani gjatë kësaj jave, duke nxitur spekulimet se ai po i frikësohet sanksioneve të mundshme në rast të sulmit.
Jahti i quajtur Graceful ka një vlerë prej 73,2 milionë paund. Ai është ndërtuar nga Sevmash në Rusi, ndërsa më pas lundroi për në Gjermani për modifikime të vogla.
Luksi mbizotëron gjithandej në jahtin 82 metra të gjatë. Jahti u “arratis” përpara se të gjitha riparimet të kishin përfunduar, sipas porosisë së palës ruse. Me sa duket Rusia e ka të sigurtë sulmin mbi Ukrainën, ndaj larguan edhe jahtin që mos bllokohej nga gjermanët.