Bota e shqetësuar, SHBA drejt krizës kushtetuese
Zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për garën e ngushtë presidenciale shikohen me mjaft shqetësim në arenën ndërkombëtare. Qeveria gjermane nuk ka komentuar zyrtarisht atë që po ndodh atje, por ministrja e Mbrojtjes, Annegret Karrenbauer, foli për një situatë shumë shpërthyese. Zhvillimet janë komentuar edhe në Britani. Kryeministri Boris Johnson refuzoi të dënonte pretendimin e parakohshëm të Presidentit Donald Trump për fitore, paçka kritikave të opozitës. Ministrat e tjerë britanikë shprehën besim në institucionet amerikane se kanë aftësi të nxjerrin një rezultat të drejtë.
Por ajo që po ndodh në SHBA mbetet e paprecedent për një vend demokratik.