Brisida Shehaj: LSI do të falë të gjitha gjobat dhe penalitetet për bizneset që nga 10 marsi i 2020
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj në një deklaratë për mediat denoncoi mungesën e ndihmës së qeverisë për bizneset. Shehaj u shpreh se në biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë është drejt falimentimit për shkak të pandemisë dhe diskriminimit që qeveria po i bënë.
Shehaj deklaroi se Bashkia e Tiranës dhe qeveria është në krah të oligarkëve, por jo biznesit të ndershëm që paguan taksat dhe respekton ligjet e shtetit.
Shehaj deklaroi se LSI do të falë të gjitha gjobat dhe penalitetet për bizneset nga 10 marsi i 2020.
“Në këtë logjikë shtetare, duke njohur vështirësitë dhe bllokimet e jashtëzakonshme të biznesit si para ashtu edhe gjatë pandemisë, LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para, që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit. Ndryshe nga qeveria që ka majmur oligarkinë, duke rrënuar biznesin, LSI dëshmohet e qartë dhe e vendosur në mbështetje të biznesit të ndershëm, si baza e një ekonomie të shëndetshme”,- deklaroi Shehaj.
Video/Deklarata e Nënkryetares së LSI për Tiranën, Brisida Shehaj