Çfarë lidhje ka biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, me vrasjen…?
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përmend gjatë seancës gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Emri i Pacollit u përmend nga njëri prej të pandehurve, Granit Plava, i cili pretendoi në sallën e gjyqit se Naim Murseli i kishte thënë se Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes dhe se, sipas tij, mund të ndikonte për të lehtësuar pasojat ligjore.
Pas këtyre deklarimeve, Pacolli ka reaguar duke mohuar kategorikisht çdo lidhje apo dijeni për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se emri i tij po përdoret padrejtësisht.
“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit”, shkruan ai në reagimin e tij publik.
Pacolli shton se deri më tani ka zgjedhur të heshtë për arsye dinjiteti dhe jo nga frika, ndërsa thekson se është distancuar prej kohësh nga persona apo rrethana që nuk e përfaqësojnë.
Ai nënvizon se çdo ndihmë që mund të ketë dhënë në të kaluarën ka qenë në planin njerëzor, por përgjegjësia për veprimet e mëvonshme i takon vetëm individëve përkatës.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur procesi gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt po vijon, ndërsa përmendja e emrave publikë në sallën e gjyqit pritet të shtojë debat dhe reagime në opinionin publik.
Duket pa kuptim akuzat në gjykatë për ta bërë pis Pacollin, kur ai nuk ka asnjë lidhje. Apo akuza për konsum në rrjetet sociale?
KOHA JONË SONDAZH
Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?
Results
Vota totale: 5872

