Cilët janë emrat e politikanëve, biznesmenëve dhe pronarëve të mediave që SHBA do shpallë “nongrata”

Sot ishte në Tiranë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

I dërguari amerikan u takua me Bashën, Xhaçkën dhe Ramën. Të tjerë nuk takoi në hierarkinë shtetrore.

Në një prej emisioneve të lajmeve gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mësoi se zoti Escobar ka pohuar se SHBA në muajt në vazhdim do ta përshkallëzojë luftën me të korruptuarit në Shqipëri deri në nivelet më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pas gazetari i mirëinformuar tha si nëpër dhëmbë se lista me “nongrata” që do të publikohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me Shqipërinë do të ketë edhe emra oligarkësh dhe pronarësh mediatikë të cilët përkrahin ish-kryeministrin Berisha dhe që janë të zhytur në afera të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listë janë edhe disa politikanë të mazhorancës.

Sot gjithë ditën fjala “i korruptuar” u lakua që nga ambasada e BE në Tiranë, ambasada amerikane, Lulzim Basha e deri te i dërguari amerikan.

Po cilët janë këto emra oligarkësh dhe pronarë mediash akoma nuk dihet, ndonëse thashethemet kanë filluar në Tiranë.

Pritet që lista e ardhshme të jetë siç pohoi gazetari i TCH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?