Clinton e Trump fitues në Nju York. Edi Rama ndjek live fitoren e Trump

Donald Trump është fituesi i garës republikane në shtetin e Nju Jorkut. Votat janë ende duke u numëruar, por sipas parashikimeve, kandidati miliarder duket se ka fituar me rezultat të thellë.

Nju Jorku është shteti i tij i lindjes dhe selia e zyrave të perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Rivalët e tij, senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i shtetit Ohajo John Kasich, nuk kishin shpresa për të fituar. Të dy e kishin përqendruar vëmendjen në votimet e javës tjetër kur zhvillohen gara në pesë shtete.

Për demokratët, parashikimet nxjerrin fituese ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders. Të dy ata kanë lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders ka lindur në Nju Jork, ndërsa Clinton ka përfaqësuar këtë shtet në senat. Fitoret nga Trump dhe Clinton mund t’u japin atyre një kryesim që pothuajse nuk mund të përmbyset dot më nga rivalët.

Clinton ka siguruar 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders. Për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë. Para Nju Jorkut Trump kishte 744 delegatë, ndërsa Cruz 559 dhe Kasich 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë.

Zyrtarët në Nju Jork ndërkohë i kanë kërkuar Bordit të Zgjedhjeve të japë sqarime për një numër parregullsish që u vunë re gjatë zgjedhjeve. Mes parregullsive ishin disa aparatura votimi që nuk funksiononin, hapje me vonesë të disa qendrave të votimit dhe dhjetëra mijëra votues që nuk ishin në lista.

Mesohet se kryeministri Rama nuk ka fjetur gjithe naten me shprese se Trump nuk do te fitoje ne New York, pasi nese ai futet ne gare finale e fiton e ardhmja kryeministrore e Rames eshte ne duart e FBI-se ku dhe firmosi vete Tahiri.

SHKARKO APP