Çmime stratosferike për qytetarët që kurohen në shtëpi nga Covid-19. Qeveria rri e vështron!

Përveç frikës që ka kapur qytetarët shqiptarë nga rreziku i infektimit prej Covid-19, njerëzit janë të stresuar nga çmimet e larta të ilaçeve, pasi nëse infektohen dhe iu duhet të mbylljen në shtëpi për tu kuruar, iu duhen shuma të mëdha në lekë. Çmimet shkojnë nga 1 milion lekë deri në 2 milion lekë për një njeri për tu kuruar në shtëpi.
Dihet se këto janë çmime jashtëzakonisht të larta duke patur fuqinë ekonomike dhe të ardhurat nga pagat që marrin shqiptarët.

Kryeministri Rama foli sot se do ti kompensojë, por duket se mbetet propogandë elektorale. Me këto shpenzime që po harxhojnë qytetarët për tu kuruar, ndonëse jeta është kryesore, ata po zhyten në borgje të mëdha, duke ditur se pagat janë shumë të vogla, sikurse dihet se shumica e popullsisë janë të papunë.

Qeveria duhet të mos shpenzojë paratë e buxhetit në PPP, koncensione dhe tenderime, por ti planifikojë për shërimin e popullsisë.

SHKARKO APP