Me 27 janar opozita fillon valën e protestave

Opozita duket e vendosur për tu përballuar me kryeministrin Rama, me popullin opozitar. Dalin në sipërfaqe të tjera detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e dielë në mbrëmje mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e kryedemokratit Lulzim Basha.

Mësohet se opozita do ta organizojë protestën me datë 27 janar. Protesta pritet që të zhvillohet në bulevardin qëndror në Tiranë dhe të kulmojë me një mbledhje të protestuesve përballë kryeministrisë dhe kryesisë së kuvendit. Ka disa skenare për përballjen para kryeministrisë me datën 27 janar.

Deri më tani këto janë të dhënat, ndërsa sot pritet që të qartësohet edhe më tej taktika që do të ndjekë opozita, pasi Basha do takojë partitë aleate për koordinimin e mëtejshëm të forcave.

Kujtojmë se disa ditë përpara mbarimit të vitit që lamë pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi maxhorancën se do të përballet me një valë protestash të opozitës dhe qytetarëve, me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama. Por këtë radhë duket se opozita do përballet e përplaset me qeverinë.

Burime konfidenciale tregojnë se opozita nuk do të ndalojë me protesta deri në rrëzimin e kryeministrit. Nuk dihet nëse protesta do jetë ditë-natë apo në ditë të veçanta. Por skenari më radikal vjen se do jetë pa ndalesë me popull e jo më me çadër. Nga ana e mazhorancës mësohet se këto ditë prokuroria do bëjë disa arrestime ndër radhët e opozitës. Bile burimi nga PS theksoi se mund të firmosen fletë-arrestet për deputetët që u përplasen në sallën e Kuvendit, pikërisht për deputetët e opozitës të cilët u dënuan nga byroja parlamentare e mbizotëruar nga PS.

Nëse ndodh arrestimi i tyre nuk dihet se si do përfundojë protesta, aq me tepër që në janar të tillë kanë fund të keq e të trishtuar. Ndaj duhet patjetër dikush të ndërhyjë që palët të mos përplasen ballazi dhe keqas.

PS-PD-LSI duhet të gjejnë një zgjidhje dhe jo të shkojnë në konflikt me popull.

Në foto (arkiv): Nga protesta e PS në 21 janarin e famshëm

SHKARKO APP