DASH shpall ”non-grata” tre zyrtarë në Ballkan, një është nga Kosova

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtuar emra të rinj në listën e personave të shpallur ”non-grata”, dhe këtë herë kemi të bëjmë me tre zyrtarë nga Ballkani.

Fjala është për ish-kryeprokuroren e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

SHKARKO APP