Dasma/20 familje mbretërore kishin dërguar përfaqësuesit e tyre në Tiranë
“Daily Mail” ka bërë një përmbledhje të asaj që ndodhi në Tiranë duke theksuar se kjo ishte e para dasmë mbretërore që nga rënia e komunizmit.
“20 familje mbretërore nga e gjithë bota kishin dërguar përfaqësuesit e tyre në Tiranë. Mbretëresha Elisabetë II kishte dërguar princin Michael të Kent, kushëri i parë i saj. Të tjera figura të rëndësishme ishin princesha Léa e Belgjikës, mbretëresha Sofía e Spanjës” –shkruan britanikja.
Më pas bëhet një histori e familjes mbretërore shqiptare që nga largimi nga vendi në vitin 1939, ardhja e komunistëve në pushtet dhe shpallja e tyre si tradhtarë.