Dasmorë që bllokojnë autostradën!

Fenomeni i bllokimit të autostradave nga dasmorë që i bien borive dhe bllokojnë trafikun pasi duan të bëjnë video është një ritual i kudondodhshëm në Shqipëri. Gazetari Mentor Kikia ka rastisur personalisht sot në autostradën TEG-Elbasan dhe ka postuar shënimin e mëposhtëm:

Dasmorë që çmendin miletin!

Nga Mentor Kikia
Nga nënkalimi i TEG-ut deri lart tek “qafa”, drejt Elbasanit, 5 rreshta makinash. Bllokim total.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos thash- aksident tjetër!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas pak, karvani nis të lëvizë, por shumë ngadalë. Shumë makina në krye te karvanit me bllokazh ndezur.
Tek dalja e Mulletit (ku janë fiksuar këto pamje), bllokim serish.
“Po tani çfarë ka ndodhur?”

Hapet njera korsi në drejtim të Elbasanit. Dy korsitë e tjera të bllokuara.
Shikoj se çfarë po ndodh.

Dubli i radhes i karvanit të nuses. Kameramanit me dron nuk i kishte pëlqyer pamja e parë. “Ta bëjmë dhe njëherë”- bërtiste kameramani.

Ndërkohë shoferët binin borive që të hapej rruga, por përzieshin me boritë e makinave të dasmorëve.
Ndërsa ne në makina për Elbasan rrinim të bllokuar në trafik dhe ishim figurantët e videoklipit.

Kameramani i kërkonte njerit që ishte “shefi” që të bllokonin sa me shumë makina në autostradë, sepse dilte më e bukur video me dhjetra apo qindra makina në sfond që prisnin pas makinave të dasmës.

Kam parë që është bërë modë kjo puna e dasmorëve. Në Kashar kishin bllokuar autostradën Tiranë-Durres, dhe si të mos mjaftonte bllokimi kishin filluar të hidhin valle në mes të rrugës.

Kjo nuk lejohet askund.

Ça race jemi!?

Shënim: Ka edhe me keq, në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër ishte bllokuar krejtësisht në të dyja korsitë dhe njeri që u ankua, dasmorët nxorën armët dhe i shkuan te dritarja: Ça do ti, plumb kokës?! U mërzite ti 20 minuta sa të bajmë një video me dron me dhanrrin e nusen?!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mentor Kikia (@kikiamentor)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?