PS-Rilindje/ DDFM-ja dhe NP-ja si dezertor!

Nga Herion Mesi- 

Edi Rama kur e kishte ndarë mendjen që të largonte nga detyra ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati për shkak të qëndrimëve të tija korrekte e patriotike që shkonin në kah të kundërt me synimet e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama për ndarjen e Kosovës, gjeti një argument publik gjoja për ta justifikuar largimin e tij. Edi Rama tha se ministrat që kanë bërë pesë vite në post do të largohen. Ditmir Bushati mund të kishte udhëtuar në aviona për qeverinë, por nuk kishte dhe nuk ka akuza për të si njeri që ka shkelur Ligjin.

Dhe e spostoi Ditmirin për llogari të interesave të fshehta rajonale. Më pas emëroi si njeri të tij; këtë që iku dje nga ministria e jashtme. Një me emrin Gent Cakaj.

Nuk ishte djalë i keq, por kur të emëron Batoni ashtu ngjitesh dhe kështu përfundon!

Por nuk zgjati shumë vendimi i kryeministrit për ministrat që kanë bërë nga pesë vjet në detyrë. Dje ktheu Niko Peleshin si ministër.

Por çfarë kishte ndodhur dhe pse NP-ja (Niko Peleshi) iku nga grupi antiRama që po strukturohej në PS.

Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Damian Gjiknuri, të katër ish-ministra me staturë dhe gen të socialist ishin. Bile këta ishin tamam socialist e jo si këta rilindas që kanë marrë sot drejtimin e PS-së.

E megjithatë i largoi.

Informacione të besueshme tregojnë se këta ish-ministra, por sidomos tre prej tyre, sepse Damiani ndonëse i fyer nga largimi dhe zëvëndësimi me një Balluk, prapë mbetet në stanin e Ramës; pra kishin filluar takimet për të reaguar se ku po shkon qeveria dhe PS-ja.

Natyrisht që Edi Rama nuk mbetet pa informacion, pasi zotëron polici, SHISH, oligarki dhe “polici sekrete private”. Ndaj reagoi, këputi hallkën me të dobët të zinxhirit të grupit DDFMN (Ditmir-Damian-Fatmir-Mimi-Niko).

NP-ja nuk rezistoi ofertës dhe iku nga DDFM-ja. Dhe mori makinën e ministrit të mbrojtjes.

Edhe Damiani ka marr arratinë për në Vlorë.

Mimi “harroi” të votojë dy ministrat, kurse Fatmiri duke qenë stoik në qëndrimet e tij nuk pranon pazar me kryeministrin. Me sa thuhet as deputet nuk do ta vendosë, Rama.

Kurse Ditmirit mësohet se sot i kanë ofruar postin e ministrit të kulturës. Pra edhe shkërmoq grupin DDFM (më saktë DFM), edhe gjen një verior për në qeveri, pasi ka shumë kritika se asnjë ministër nuk është më nga Veriu.

Edhe diktatori Enver Hoxha e gjente një mënyrë që të kishte përfaqësim gjeografik.

Edi Ramës as që ia ndjen!

Kaq duket se ishte jeta e grupit DDFMN.

SHKARKO APP