Debati politik mbi sistemin zgjedhor: me 12 zona apo 1 zonë kombëtare

Nga Afrim Krasniqi-

Debati politik mbi sistemin zgjedhor: me 12 zona vs 1 zonë kombëtare: impakti në nivel të përgjithshëm është i njëjtë, – partitë e mëdha ruajnë kuota thuajse të njëjta, partitë e vogla penalizohen nga pragu i mundshëm zgjedhor.

Përfaqësimi në qarqe? Ndërvaret nga të dhënat e censusit/popullsia, si dhe nga pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje. Praktika e vendeve rajonale tregon se mund të ndodh që zona periferike kanë pjesëmarrje të lartë dhe sigurojnë më shumë mandate sesa zonat urbane kryesore me pjesëmarrje më të ulet.

Gjithsesi një statistikë që vlen është kjo vijuese: bazuar në të dhënat zyrtare të zgjedhjeve të vitit 2021, në një sistem me një zonë zgjedhore impaktin më të madh do ta kishte përfaqësimi i qarqeve aktuale në parlament. Në këtë rast është e rëndësishme niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe numri i qytetarëve që janë aktiv në fushatë elektorale. Sipas tabelës në vijim, në një votim me një zonë zgjedhore do të kishte 14 deputetë të ndryshëm nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e fundit (2021). Konkretisht, qarqet Fier dhe Vlorë do të humbisnin nga 2 mandate parlamentare, qarqet Gjirokastër, Tiranë dhe Shkodër gjithashtu do të humbisnin nga 1 mandat. Mandatet e tyre do tu kalonin qarqeve të tjera, ku më përfituesi do të ishte qarku Dibër me 3 mandate më shumë sesa ka aktualisht, Kukësi me 2 mandate më shumë, Berati dhe Korça nga 1 mandat më shumë. Në total 14 mandate do ndryshonin përfaqësim, por jo domosdoshmërisht përkatësi politike.

Së shpejti një analizë e detajuar e ISP/ASP mbi impaktin e mundshëm të propozimeve alternative për sistemin zgjedhor do të jetë publike.

SHKARKO APP