Estradë në parlament, kryeministri djallëzisht po ndihmon Lulin në raport me Saliun
Nga Lindita Kokoli-
Në parlament këtë të enjte pati debat të ashpër, ironik dhe të egër në dukje mes kryeministrit dhe kreut të PD.
Por e gjitha kjo kishte një skenar përfekt. Loja kishte të bënte që Basha sulmon keq dhe fort Kryeministrin, ndërsa ky i fundit e përfeksionoi skenarin, sepse Luli disa herë doli jashtë regjisë së planifikuar.
Në fillim doli Basha ku akuzoi fort kryeministrin për rritje të çmimit të energjisë elektrike, për krizë ekonomike, për sjelljen e 500 mijë refugjatëve nga Bangladeshi dhe nga vendet e tjera afrikane, ndërkohë që po largon po kaq shqiptarë nga vendi drejt rrugëve të Europës.
“Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan në 2. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ë ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, shtoi Basha. Por në këtë rast Basha hodhi dhe një shigjetë ndaj Berishës duke theksuar se askush në PD nuk mund ta marrë peng PD për interesa personale.
Po kështu Basha i përmendi emra oligarkësh që Rama është i lidhur me ta dhe punon për këta oligarkë, ndonëse këtu kryeministri nuk e kurseu Bashën se i tha se kështu vepron ti Luli. Njëherë u sulmon dhe me pas iu merr thesin me lekë atyre.
Kryeministri Rama iu drejtua Bashës që po mundohesh të kopjosh Berishën, por kurrë kopja nuk bëhet dot si origjinali, ironizoi Rama.
Me tej Rama sqaroi se akuzat e Bashës janë retorikë e përhershme që e çon nga humbja në humbje si PD.
Debati mes tyre arriti deri në familje, por Rama nuk u mor me kreun e PD-së për këtë çështje, por e sarkazoi që të ketë kujdes me flokët e lyer bukur.
Por loja djallëzore dhe dinake mes Ramës dhe Bashës kishte të bënte që krijohej një përceptim te demokratët se këta të dy janë në luftë me njeri tjetrin.
Dhe e luajtën bukur estradën në Kuvend, të dy.
“Ai është qenef, ti je pllakë majolike”, tha Rama, ndërsa i mëshoi konfliktit brenda në PD, duke i thënë disa herë Lulzim Bashës se “je në hall të madh dhe nuk e fsheh dot”.
Fjalimin e mbylli me kunjat për Bashën, duke e këshilluar t’i qëndrojë larg imitimit të Berishës dhe duke i thënë se gjithnjë e ka konsideruar mik Lulzim Bashën.
“Ji në lartësinë e flokëve të lyera me kujdes! Ji në lartësinë e kostumit të qepur me kujdes! Ji në lartësinë e hallit, sepse përgjithësisht ke treguar se i fsheh mirë ato që mendon, por nuk mund të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti si Saliu”. tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

