Denoncimi i LSI: Shkeljet ligjore dhe sa vite burg rrezikojnë zyrtarët e përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi denoncoi sot projektin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Me dokumente zyrtare, Kryemadhi paraqiti prova që përfshijnë ministria dhe ish-ministra të qeverisë “Rama”, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarë të kryeministrisë.

Sipas LSI, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, Lefter Koka dhe Alqi Ballko janë zyrtarë që kanë kryer abuzime dhe shpërdorim detyre me këtë kontratë dhe rrezikojnë nga 7 vite burg.

Sipas LSI, Ministria e Mjedisit është vetëshpallur si autoritet kontraktor. Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kopetencë e dy autoriteteve kontraktore. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim të pastër detyre, sipas neni 248 i Kodit Penal dhe përgjegjës është ish-ministri Lefter Koka. Me deklarimet e tij se: “Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit”, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”.

Sipas LSI, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi, në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim detyre

LSI denoncoi dhe procedurat e ndjekura nga Ministra e Mjedisit, ku “autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar”, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë)”.  Sipas LSI përgjegjës për këtë shkelje janë Lefter Koka, Erion Veliaj, Alqi Bllako.

Sipas LSI, Bashkia e Tiranës, “në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500 Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim detyre nga kryebashkiaku Erion Veliaj”.

Po ashtu, sipas LSI, Veliaj “në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak”.

VIDEO/Denoncimi i Kryetares së LSI

SHKARKO APP