Deputeti Agron Gjekmarkaj drithëron kryesinë dhe Bashën me fjalën e tij

Nga Lindita Kokoli dhe Daniel Muçaku-

Pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur urgjent kryesinë e PD-së. Dhe ka vendosur për shkarkime duke mbledhur ditën e dielë, datë 12 dhjetor, Këshillin Kombëtar të partisë që ai akoma mendon se drejton, pavarësisht se Kuvendi e shkarkoi me votë të fshehtë.

Basha kërkon të shkarkohet Edi Paloka nga kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Po kështu do të shkarkojë edhe 11 kryetarë të degëve të PD-së në rrethe se morën pjesë të Kuvendi. Edhe disa anëtarë kryesie do ti zëvëndësojë duke e bërë partinë ku të gjithë nuk flasin dhe ngrenë dorën siç mendon e dëshiron ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për këto metoda është kritikuar dikur Sali Berisha kur ishte kryetar i PD-së, por që tani në pleqëri ka ndryshuar duke u bërë më bashkëpunues, derisa sot lejuan me Statut edhe fraksionet në parti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e kryesisë së PD-së së Bashës këtë të shtunë vonë ka vazhduar pa asnjë kundërshtim tjetër, përveç atij të deputetit intelektual, Agron Gjekmarkaj.

Deputeti ka deklaruar se demokratët sonte  janë kokulur sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë. “Nuk e di nëse jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar ndër të tjera Gjekmarkaj, duke bërë me dhimbje koke Lulzim Bashën dhe kryesinë, të cilët e kanë shikuar me inat, por pa guxuar ta kundërshtojnë deputetin karizmatik sepse e dijnë reagimin e tij.

Ndërsa për Kuvendin e 18 dhjetorit, deputeti tha: Ne ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund të përgatitet një Kuvend në pak ditë për t’ju imponuar shoqërisë?”.

Me tej deputeti Gjekmarkaj është shprehur se “Kjo është një kryesi partie ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat, janë të gjithë në anën e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku të jemi ne në kryesi, deputetë etj, a duam një parti më të bashkuar, një PD më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet?

Për këtë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për të shmangur këtë drame në të cilën është PD ! Unë nuk di nëse ne përfaqësojmë shumicën apo “ata” janë shumica! Ju i merrni vendimet me një grup te vogël dhe ne na i lexoni këtu të gatshme, unë e refuzoj këtë logjikë.

Di që demokratët sonte janë kokulur  sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë! Ndëshkimi është i lehtë,  por se di në është i duhuri. Z Basha ju keni marrë vendimin e duhur me 9 shtator, por në mënyrën e gabuar. Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, nëse do të bëhet antiamerikane, antiperëndimore, antikombëtare, te vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot.

Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë, shumë më të gjatë se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtoje goditjes, shkatërrimit, përçarjes.

Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, të njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rrugë tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi si parti.

Duhet të pyesim veten pse zunë vend tezat e FOLTORES, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës, kurse sot me mijëra sepse ai doli bëri betejë. Ju zoti Basha e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive”- mësohet se ka thënë deputeti Agron Gjekmarkaj, duke krijuar një heshtje në mbledhje, pasi të gjithë ishin dakort me të, por nuk guxonin të flisnin si deputeti lezhjan.

Në fakt PD-ja e Bashës dita-ditës do shuhet, pasi në çdo palë zgjedhje nuk do të marri asgjë, sepse do ta shkrijë Berisha dhe PD-ja e Kuvendit te datës 11 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?