Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë i dhuron Vuçiçit një libër për shqiptarët: Shpresoj t’u shërbejë!

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka dërguar dhuratë një libër për shqiptarët, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç.

“Shqiptari imagjinar – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe” nga shkrimtari Aleksandar Pavloviç është libri që Kamberi u ka dhënë Vuçiçit dhe Brnabiçit.

“Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, ka shkruar Kamberi.

Postimi i plotë:

Deputeti shqiptar i parlamentit serb, Shaip Kamberi

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiç dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviç “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

SHKARKO APP