Dështon raundi i parë për presidentin e ri/Edi Rama: Nuk kemi me kë negociojmë nga opozita

”Deri më tani nuk kemi një emër për presidentin e ri”,-tha kryeministri Edi Rama pas seancës 27 sekondëshe në Kuvend këtë të hënë, ku raundi i parë u ”dogj” pasi nuk ka ende kandidaturë.

Më pas Edi Rama theksoi se nuk kemi me kë të negociojmë nga Opozita.

I pyetur nga media se si do ta zgjidhni këtë ngerç, pra me cilët do flisni nga PD, Kryeministri shtoi se “T’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht se ne nuk po dimë më, se kë kemi në anën tjetër, pasi kemi lloj-lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë nën drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë”.

Më pas Edi Rama tha atë që do të ndodhë saktësisht, se në raundin e katërt ne do ta zgjedhim Presidentin e Republikës, pasi kemi 71 vota aqsa do Kushtetuta.

SHKARKO APP