Qindra e qindra shqiptarë presin në mes të vapës. Shkon në 2 km radha e makinave në Kakavijë, problemi nga pala greke

E njëjta situatë çdo vit në kufirin me Greqinë. Qindra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë te pika e kufirit e palës greke. Radha e makinave që presin ka shkuar rreth 2-3 km. Shkak për këtë është bërë gjoja ndërrimi i turnit nga ana e policisë dhe doganës greke. Tē paktën kështu u janë justifikuar qytetarëve që po presin me orë në pikën kufitare.

Kjo situatë nuk është hera e parë që ndodhë me grekët. Çdo vit gjatë pushimeve verore, por edhe për festat e fundvitit nuk mungojnë radhët e gjata në doganë.

Kjo vetëm për fajin e policisë kufitare greke.

SHKARKO APP