Dhuna në Elbasan, Bardhi: Asnjë prej shoqëruesve kriminelë të kryeministrit nuk është arrestuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi sot mos reagimin e institucioneve të Policisë së Shtetit dhe drejtësisë për incidentin e ndodhur dje në Elbasan.

Bardhi tha se personat që u denoncuan me emër nga PD ishin shoqërues të Edi Ramës. Sekretari i PD-së tha se prokurori i Elbasanit, i cili është dhe vëllai i kandidatit të PS në këtë qark, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ngjarjen e rëndë.

“Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.
Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:
1. Pjerin Xhuvani
2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi 
Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën“,- tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, militantë të PS dhe që ishin shoqërues të Edi Ramës në qytetin e Elbasanit dhunuan simpatizatët e PD dhe qytetarët e Elbasanit. Sipas denoncimit të PD, dhuna u ushtrua nga shtatë persona me precedentë të rrezikshëm penalë.

#LIVE -  Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaratë nga selia e PD në Elbasan

SHKARKO APP