Dhunë barbare mbi studentët, policia rreh të rinjtë në Qytetin Studenti

Policia e Tiranës ka dhunuar sot studentët që protestonin për kushtet e këqija në konvikte. Video më poshtë trenon momentin kur policia ndërhynë mbi vajzat dhe djemtë që kanë qenë duke protestuar sot në Qytetin e Studenti.

Të rinjtë e dhunuar janë pjesë e organizatës “Lëvizja për Universitetin”, të cilët ishin grupimi që organizuan dhe protestën masive të një viti më parë për të drejtat e studentëve.

Në një deklaratë për mediat Lëvizja për Universitetin thotë se disa të rinjtë janë dëmtuar rëndë nga dhuna e policisë. “Gjatë një aksioni në Qytet të Studentit, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin janë përleshur me forcat policore. Gjatë përleshjeve studentët aktivistë janë dëmtuar dhe sulmuar në mënyrë çnjerëzore(pamjet e videos ua mundësojnë të shikoni se si ka ndodhur përplasja). Përveç se dhunës në ato moment është kërkuar që aktivistët të shoqërohen në komisariat”,- thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Sipas burimeve nga policia, ndërhyrja e forcave të rendit është kërkuar nga drejtuesit e Qendrës së Trajtimit të Studentëve në Qytetin Studenti. Të rinjtë që protestonin kanë shkruar parulla denoncuese në muret e godinave ku rrinë studentët.

SHKARKO APP