Dita e tretë e protestës/ Nisin tubimet në gjithë Shqipërinë

Protestat e qytetarëve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës kanë nisur në disa qytete të vendit. Në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër dhe qytetet të tjera qytetarët janë mbledhur para komisariateve dhe institucioneve shtetërore për të kërkuar drejtësi.

Në Tiranë grupet e të rinjve janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe para godinës së Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë në që nisje të tubimit duke i kërcënuar dhe duke i ndaluar që të grupohen. Në terren shihen që sot ka më shumë forcë speciale dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë dalë vetë në terren.

Lezha është ngritur në këmbë. Pranë komisariatit të Lezhës, ndodhen një grup të rinjsh. Me kapsolla në duar, ata kanë nisur të nxehin gjakrat duke i hedhur dhe shpërthyer në godinën e komisariatit. Rreth e rrotull shihe që ka edhe automjete apo kalimtarë të rastësishëm.

Në Pogradec, qindra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe nën thirrjet “Drejtësi për Klodianin” kërkojnë nga qeveria të zbardhë ngjarjen dhe të ndëshkojë autorët.

Në Fier, qytetarët janë drejtuar për te komisariati i policisë dhe me parulla për drejtësi dhe për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

VIDEO/Pamje nga protesta në Lezhë

Lexoni edhe..

SHKARKO APP