Dita Olimpike e Amantias, një festë e madhe sportive dhe historike

Dita Olimpike e Amantias, një festë e madhe sportive dhe historike!

Pas atmosferës së ngrohtë të natës së parë, “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi” vijoi me një tjetër mbrëmje të veçantë në Parkun Arkeologjik të Amantias, ku u zhvillua “Dita Olimpike” nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Qytetarë nga zona dhe më gjerë u mblodhën për të ndjekur nga afër sportistë të ndryshëm teksa ushtronin sportet e tyre, duke sjellë në skenë një shfaqje unike dhe emocionuese. Ky aktivitet u konsiderua një moment historik, pasi për herë të parë zhvillohet një show sportiv në Amantia, e cila njihet si vendlindja e sportit dhe lojërave të lashta në Shqipëri.

Atmosfera festive u pasurua më tej me shijet e gatimeve tradicionale të zonës, ku vizitorët provuan kuzhinën karakteristike të banorëve të Vajzës. Muzika polifonike dhe vallet popullore u bënë pjesë e natës, duke sjellë në skenë një kombinim të kulturës, traditës dhe energjisë rinore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky edicion i Vajzëfest, i cili organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë në bashkëpunim me Bashkinë Selenicë, synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës, ndërsa e lidh me rrymat moderne të artit dhe sportit. Festa vijon deri më 24 gusht, me aktivitete të shumta që përfshijnë art, muzikë, film, sport dhe mikpritjen e njohur shqiptare. Një video përmbledhëse pasqyron emocionet dhe momentet më të bukura të natës së dytë në Amantia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?