Djali i Sokol Olldashit: Partitë e Topallit dhe Patozit janë parti inati!

Në prononcimin e tij për Euronews Albania, Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit (ish-deputeti i ndjerë dhe ish-ministrit stoik i PD), foli edhe për partitë e reja që janë krijuar nga disa ish-zyrtarë të lartë të PD, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Myslim Murrizi. Duke i konsideruar si parti të krijuara për shkak të inatit, ai theksoi se nuk beson se do të kenë ndikim në rezultatin që do të marrë PD në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ata kanë bërë zgjedhjet e veta, nuk mund të gjykoj sepse unë jam djali i tyre në moshë. Ata të gjithë kanë bërë gjykimin e vet. Sa i përket ndikimit në zgjedhje, varet nga kandidaturat e PD. Nëse PD do ketë kandidatura shumë të mira, ndikimi i tyre do jetë zero. Ato janë parti inati, mllefi. Pra, votuesit e Jozefinës, Astritit janë votues që votojnë me mllef”- shprehet Glauk Olldashi.

SHKARKO APP