”Doktor, ndaje mendjen se çdo bësh!”

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

“Doktor, ndaje mendjen se çdo bësh!”

Thirrja e deputetit të PD, Tomor Alizoti para protestuesve te Bashkia e Tiranës ka mbetur proverbiale dhe që diskutohet në çdo mjedis opozitar.

As me pak e as me shumë deputeti Alizoti tha: “Zoti Berisha ndaje mendjen se çdo bëjmë! Rama nuk rrëzohet me protesta”.

Ajo që tha deputeti demokrat u duartrokit nga turma e mbledhur, çka tregon se njerëzit antiRama janë mërzitur edhe me Sali Berishën që del e bërtet nga ballkoni se do ta rrëzojmë kryeministri, kurse Edi Rama vetëm sa forcohet dhe po shkon drejt mandatit të katërt si kryeministër.

Partia Demokratike kaloi një kalvar mundimesh brenda vetvetes duke u rrahur dhe sakatuar brenda oxhakut të tyre te Selia Blu, por kjo nuk do të thotë që të mbeten akoma një forcë politike në reanimacion.

Piskama e Tomor Alizotit doli se u ka ardhë shpirti në majë të hundës protestuesve duke iu përgjigjur sa herë i kërkojnë, por asgjë nuk bën vrapi i tyre drejt bulevardit kryesor të Tiranës.

Tomor Alizoti e tha atë togfjalësh që dukej se ishte thirrja e fundit e demokratëve ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, pasi nuk po krijojnë besim në popull, nuk po arrijnë dot qeverinë teknike, nuk po bindin ndërkombëtarët, sikurse as nuk po ndezin popullin drejt mosbindjes civile.

Deri tani nuk kemi patur mosbindje civile, ajo ka qenë thjesht një reagim demokrat por në përmasa të vogla njerëzish.

Në Shqipëri ka patur vetëm një mosbindje civile në këto 34 vite pluralizëm politik; ajo kundër armëve kimike në fund të vitit vitit 2013, e cila tronditi kryeministrin Rama.

Ndërsa këto që llomotosin përditë se kemi mosbindje civile janë dëngla, pasi janë vetëm copëza reagimi politik nga selia Blu.

Mosbindje civile quhet nëse populli del dhe bllokon ditë-natë bulevardin e Tiranës që nga sheshi Skëndërbej e deri të sheshi Nënë Tereza.

Ndaj Tomor Alizoti e nxori atë thirrje drejtuar Sali Berishës edhe si test për të parë sa janë të verteta pazaret e nëndheshme mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, sepse jemi djegur një herë në vitin 2008, kur në mesnatë, të dy, u morën vesh dhe ndryshuan Kushtetutën në parlament në mesnatë.

Thirrja është publike por akoma nuk kemi reagim konkret, po publik, nga Sali Berisha.

Ndaje mendjen, Doktor!- tha deputeti demokrat.

SHKARKO APP