Dorëheqja e Bashës/ Mori “arkivolin”, por la të “vdekurin” në Selinë Blu!

Nga Daniel Muçaku- 

Dorëheqja e Bashës ka lenë shumë pikëpyetje pas ikjes nga kryetar në PD. Në të vertetë Basha duhej të bënte një akt më të plotë, të thoshte “dorëheqje e parevokueshme” dhe për të qenë i sinqertë me demokratët dhe për të larë shpirtin e tij me veten, edhe të dorëhiqej si deputet.

E të vazhdonte jetën si njeri i lirë nga politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por teksti i lexuar sot për dorëheqje ishte me një mijë gjemba helmshpërndarës në PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ku duket se një dorë të mirë në hartimin e këtij teksti e ka edhe Rilindja, e cila e përdori dhe përfitoi pushtetin gjithë këto vite vetëm prej tij.

Lulzim Basha nuk është i paaftë siç duan ta paraqesin. Jo, ai është dinak dhe i mirëllogaritur në përfitimet e tij. Ai edhe kur qesh e mendon një djallëzi që të nxjerr një përfitim.

Ndaj kjo dorëheqje është një maskë për të patur prapë një PD të përçarë. Gjithçka ishte e programuar që pas tij, të dilte Gazmend Bardhi me vendim ku emëron Enkelejd Aliebeajn si kryetar derisa të zhvillohen zgjedhjet për kryetar në PD, por që ato do të jenë pas zgjedhjeve lokale!

Përzgjedhja e Alibeajt, një politikan dinak, ishte hartuar nga Basha.

Siç ishte dhe e programuar thënia jo përbashkuese në PD e Alibeajt se “pala tjetër ti vendos kushte Berishës të mos kandidojë”.

Gjithçka e sajuar me një djallëzi shembullore për të thënë se “ja ika unë, por prapë jam këtu”. Pra që të mbajnë vulën dhe siglën e PD-së grupimi Basha, sepse siç e ka thënë mjaft shkoqur gazetari i njohur Arian Çani pasi te oborri i PD-së do të ndërtohen dy kulla qindra milionë euro e duhet të merret “racioni”.

Ndaj duhet thënë se Basha mori “arkivolin”, por “të vdekurin” e la në selinë blu!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?