Drejtoresha e ISHP: Rreziku për Shqipërinë i ulët. Kemi mjaftueshëm pajisje për koronavirusin

Në mbledhjen e Task-Forcës për virusin kinez, këtë herë mbajtur në Rinas, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, tha se në laboratorët e këtij institucioni janë të mjaftueshme kitet dhe reagentët për të kryer analizën e koronavirusit, në rastet kur do të ketë dyshime të mundshme.

Nga ana tjetër, Fico tha se risku për Shqipërinë është i ulët. Ajo shpjegoi se fakti që koronavirusi ka prekur Italinë fqinje nuk e rrit riskun në vendin tonë.

Kemi numrin e duhur të kiteve dhe të ragentëve për të bërë analizat në laboratorët e ISHP-së. Risku për Shqipërinë është i ulët. Fakti që është në Itali, nuk e ndryshon nivelin e riskut brenda në Shqipëri. Alerti është parapërgatitje e mirëmenduar nëse do të kemi disa zhvillime të reja. Ne vijojmë të kemi risk të ulët, nuk kemi rast të konfirmuar”, tha drejtoresha e ISHP-së.

Lexoni edhe

https://arkiva.kohajone.com/ka-maska-per-te-gjithe-manastirliu-spitalet-jane-te-furnizuara-tregu-ka-mjaftueshem-stok/

https://arkiva.kohajone.com/urdhri-i-ministres-se-shendetesise-per-cerdhet-kopshtet-shkollat-dhe-universitetet/

https://arkiva.kohajone.com/task-forca-per-virusin-merkaj-policia-ka-nisur-hetimet-per-lajmet-qe-ngjallin-panik/

https://arkiva.kohajone.com/protokoll-kombetar-per-virusin-kinez-manastirliu-jane-kryer-analizat-te-6-persona-kane-dale-negative/

SHKARKO APP