Drejtuesi i VetVendosjes në Shqipëri tregon me video e fakte se si vetëm në një qendër votimi i kanë vjedhur 31 vota
Nuk ndalon skandali i manipulimit dhe blerjes së votave me 25 prill.
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka pasur durimin të krahasojë rezultatin e KQZ dhe atë faktik që del nga kqyrja e videove zyrtare të numërimit të votave. Diferenca ëshë rrënqethëse. VV ka marrë të paktën dhjetfishin e votave që i kanë quajtur zyrtarisht.
Testi është bërë në zonën e Bërzhitës e cila kishte 8 qendra votimi. Nëse e vazhdon në të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri manipulimi i PS mbetet gjigand.
“Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë” ka shpjeguar Abazi. Ai thotë se ndërsa për kandidaturën e tij janë shkruar tre vota, potencialisht ato kanë qene 31, sepse disa nuk janë llogaritur fare, disa janë prishur duke shenjuar mbi to dhe në disa të tjera është votuar në të njëjtën fletë edhe PS ose PD.
Po kështu, bile me keq, është vepruar ndaj LSI.



KOHA JONË SONDAZH

