Dritan Kaba: Edhe ortaku i Myslymit është për lista të hapura
Nga Dritan Kaba:
OPOZITA E BASHKUAR TMERRI I RILINDJES!
Për listat e hapura dhe kundër koalicioneve paska dale edhe ortaku i Lymit! Adnorin pasi e përdori për të provuar ndryshimet sipas tekave të Ramës për ndryshimet e betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses tek Lana dhe pasi hodhi shashkën për ndryshime të tjera të Ramaformës në Drejtësi, për ta bërë Drejtësia sipas Ramës, tashmë bën sërish kllounkaragjozin i del në krah Lymit!
Në fakt e kuptoni se kush i do ndryshimet sipas midesë së Rilindjes. Rama është ai që e lëshon këtë të lehë!
Të tmerruar nga masat e marra nga ndryshimet që janë propozuar Këshilli Politik me ndihmën dhe asistencën ndërkombëtare për garantimin e mosmbushjes së kutive dhe të moslejimit të kapjes së komisioneve të qendrave të votimit dhe atyre të numërimit nga ushtarë të Rilindjes, në Kodin Zgjedhor tashmë duan t’i zhbëjnë ato!
Forca e Opozitës së Bashkuar i ka futur frikën në palcë dhe humbja e këtyre autokratëve dhe hajdutëve të paskrupullt është mëse e sigurtë!
Llogaritë elektorale nuk iu ndryshojnë as ‘Libra”-t e reja të sponsorizuara me para oligarkësh!
Lllogaritë nuk i dalin as lirimet e kriminelëve nga burgu. As paratë e drogës dhe të koncensioneve nuk e “mbushin” hendekun e krijuar mes kësaj kaste kriminale dhe votës popullore!
Ndaj po provojnë të gjitha manovrat për të mos e votuar në Parlament dakordësinë e Këshillit Politik, i cili ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve!
Lojërat e Rilindjes me të shitur apo të blerë, me individë që nuk kanë asnjë moral apo me “shoqëri civile”, që mbahen në këmbë nga paratë e oligarkëve nuk do mund të shmangin humbjen e merituar të Qeverisë antikombëtare të Rilindjes. Askush nuk mund t’i mbrojë dot nga vota e popullit dhe drejtësia që i pret pas saj!