Përplasje mes banorëve dhe policisë në Shkozë (FOTO)

Tension në Shkozë mes banorëve të zonës dhe policisë, e cila ka shkuar aty që të ndihmojë në prishjen e banesave të këtyre banorëve, pa asnjë lloj dëmshpërblimi.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i Unazës së Re. Ndërkohë në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi, i cili shkon në Shkoze, ku ka tension mes banoreve dhe policisë, pas një përpjekje të re për të prishur shtëpitë pa dëmshpërblim. Ai është në mbështetjeje të banorëve.

Banorë të tjerë kanë hipur në taracat dhe çatitë e shtëpive dhe kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e tyre. Ata thanë se nuk kanë hequr asnjë plaçkë nga shtëpia pasi nuk iu është lënë kohë. Sipas tyre policia dhe INUK nuk iu ka treguar asnjë urdhër apo vendim gjykate për prishjen e banesës.

 

SHKARKO APP