Dyshimi i policisë/Mbyt bashkëshorten me duar dhe e hedh në tualet

Njëzet e katër orë pas ngjarjes së rëndë ku shtetësja Suela Sula u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë ku ishte bashkëpronare, policia e Shkodres ka arritur të zbulojë shkaqet e vdekjes së 39 vjeçares. (Ne foto: Viktima dhe bashkeshorti i saj)

Ajo është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula 47 vjeç, i arrestuar tashmë nga uniformat blu me akuzën “vrasje për shkak të marrëdhenieve familjare”.

Ka qënë ekspertiza mjeko – ligjore e kryer në morgun e spitalit rajonal të Shkodres që hodhi poshtë dyshimet se 39 vjeçarja i kishte dhënë fund jetes.

Në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, në buze, sy dhe në pjesën e qafes kur është shtërnguar me duar nga bashkëshorti, deri në momentin që ajo ka dhënë shpirt. Madje burime nga grupi hetimor dyshojnë se viktima është mbytur në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas është futur në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje.

Dyshime të forta tek efektivët e policisë se autor i vrasjes mund të jetë bashkëshorti, kanë qënë edhe deklaratat e tij kontradiktore në momentin kur është marrë në pyetje në komisariatin e policisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai nuk ka arritur të rrëfejë të njëjtën dëshmi përpara oficerëve të policisë.

Ngjarja e rëndë që i mori jetën 39 vjeçares ndodhi rreth ores 12:45 të ditës së hëne në Melgushë pranë aksit Shkoder- Lezhë, aty ku ndodhet edhe mobileria që ishte në pronësi të çiftit Sula. Ka qënë punëtorët e mobilerisë që gjeten të pajetë 39 vjeçaren, e ku më pas njoftuan edhe policinë. Për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Suela Sulës mbërriti edhe një grup ekspertize nga Tirana, ndërsa në pyetje u morën familjarë të çiftit dhe punëtorët. Dyshohet që çifti kohët e fundit të ketë pasur konflikte, ndërsa ishin prindër të 3 fëmijëve të adoleshentë.

Njoftimi i policise

“Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, u bë ndalimi i shtetasit: Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi: Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S, (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobileri “Europa”, dyshohet se viktima është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal”  informon policia e Shkodrës sot më 19 prill 2016.

 

çifti shkodran

SHKARKO APP