E largon ligji si i inkriminuar dhe shkon në PS

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim sapo tha se asnjë parti nuk duhet të kandidojë apo mbajë persona të inkriminuar apo që kanë shkelur ligjin.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste. Por ishte larguar me kohë nga vetë LSI, sapo u konstatua se e kapte ligji i dekriminalizimit.

“Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë të eci përpara dhe këtë mund ta bejë vetëm Partia Socialiste me Edi Ramën kryeminister. Jo se PS-ja ska të meta e gabime, por është e vetmja parti me vizion”- tha ish-deputeti i penalizuar nga ligji.

Ish-deputeti u largua nga Kuvendi pasi kishte fshehur një dënim në Itali.

SHKARKO APP