E pabesueshme/I pushon zemra dhe vdes për 45 minuta në temperatura të akullta, por ringjallet!

Ndodh çudia. Një amerikan 45-vjeçar u shpëtua nga ekipet e emergjencës pasi kishte mbetur në temperatura të akullta në një mal gjatë gjithë natës. Edhe pse zemra i kishte pushuar për 45 minuta, ai erdhi në jetë dhe tani është mirë. Por si është e mundur?

Shpjegimin e jep Philippa Roxby e cila sqaron se “Nëse zemra ndalon për një kohë të gjatë, kur trupi është në temperatura normale, ka shumë pak shanse për mbijetesë për shkak të dëmtimit të trurit. Por në temperatura të akullta, truri dhe trupi mund të mbrohen nga i ftohti për shkak se ai i ndalon që të përkeqësohen”.

Nga Philippa Roxby, BBC

I ftohti ekstrem mund të të vrasë, por mund të ketë edhe efekt mbrojtës mbi trupin në disa rrethana të rralla.

Nëse zemra ndalon për një kohë të gjatë, kur trupi është në temperatura normale, ka shumë pak shanse për mbijetesë për shkak të dëmtimit të trurit. Por në temperatura të akullta, truri dhe trupi mund të mbrohen nga i ftohti për shkak se ai i ndalon që të përkeqësohen.
Ka pasur raste të të rriturve dhe të fëmijëve që kanë mbijetuar pasi kanë kaluar periudha të gjata në temperatura shumë të ftohta.
Dimrin e shkuar për shembull një grua u soll në jetë në Pirene pasi zemra i kishte ndaluar për gjashtë orë teksa po ecte në të ftohtin e malit.
Kjo është shumë e rrallë megjithatë- normalisht edhe në dimër, dëmtimet e trurit mund të kishin vepruar pas një ore.
Mjekët e përdorin të njëjtin parim për të ftohur trupat e bebeve të porsalindura për të reduktuar rrezikun e dëmeve në tru pas një lindje të vështirë.

SHKARKO APP