E pabesueshme, një votë në Tiranë arrin deri në 500 euro!

Rilindja po mbaron orët e fundit të blerjes së votave, sidomos në qarkun e Tiranës. Përveç PS-së në qarkun Tiranë (bashkia Tiranë, bashkia Kavajë dhe bashkia Rrogozhinë) kandidojnë në koalicion të fshehtë me Edi Ramën edhe disa parti të vogla.

Burime nga selitë e opozitës tregojnë se Rilindja dhe disa parti satelite të saj po hedhin miliona euro në blerje votash sidomos në Rrogozhinë, Paskuqan, Laprakë, Kodër Kamëz, në zonën e Saukut, në dy njesi bashkiake dhe çuditërisht edhe në ish-bllok.

Vota ka shkuar deri në 500 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama ka lëshuar policinë dhe bizneset pranë saj që të ndihmojnë në blerjen e votave, sepse shpresojnë se duke blerë dhe duke përdorur partitë e vogla që jo vetëm të dëmtojnë opozitën, por edhe të marrin disa mandate deputeti nga partitë e vogla të cilat po hedhin euro në këmbim të votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Makina me xhama të zinjë, me targa angleze dhe disa me targa fallso shpërndajnë euro në qarkun Tiranë.

Çudia në këto zgjedhje është se në zgjedhjet e kaluara blerja e votës ndodhte hapur në zonat fshatare dhe në disa rrethe si Dibër, zonat e Shijakut, etj, ndërsa tani po ndodh mu në Tiranë.

Tirana ishte simbol i korrektesisë, kurse tani po ndotet nga bandat e drogës që po blejnë mu në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?