Edi Rama e përjashton kryebashkiakun e Vlorës, kurse ambasada amerikane e lavdëron
Pak ditë me parë kryeministri Rama përjashtoi nga PS dhe nga fushata kryetarin e bashkisë Vlorës se ai e kundërshtoi shefin e qeverisë.
Ambasada amerikane i del ne krah kryebashkiakut te Vlores Dritan Leli qe pak dite me pare u perjashtua nga radhet e PS prej kryeministrit Rama.
Duke shpërndarë një postim të Lelit të dy ditëve më parë, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se ne “jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës”.
“Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”– shkruan ambasada.
KOHA JONË SONDAZH

