Edi Rama kujtohet tani në fund të mandatit të dytë se “ka akoma shumë për të bërë”!
Edi Rama në vend që të vetlargohet pas dy mandatesh në krye të qeverisë dhe të caktonte dikë tjetër si kandidat (e) për kryeministër nga radhët e PS-së (edhe prapë nuk fiton); por këtë pasdite ka postuar në facebook (lexo më poshtë) se na paska shumë punë për të bërë!
Po pse nuk i bëri për 8 vite?! E pse iu dashkan edhe katër vite të tjera? Edhe në SHBA shefi i ekzekutivit nuk ka të drejtë me shumë se 8 vite në qeveri.
Edi Rama akuzohet se ka shkatërruar ekonominë duke e kthyer buxhetin e shtetit në favor të oligarkëve. Dihet tashmë se vetëm 10 apo 12 biznesmenë të mëdhenjë marrin tenderimet, PPP, koncesionet, leje ndërtimi me kulla në Tiranë, apo fshatra turistikë, duke iu marrë pronat në bregdet qytetarëve të thjeshtë, sepse udhëron qeveria.
Edi Rama ka rrënuar Demokracinë, duke bërë zgjedhje një partiake, të cilat që prej vitit 1991 nuk kanë ndodhur, përjashtuar vitin 1996, kur PD zaptoi zgjedhjet, por e mori hakun në vitin 1997. Por që të futet një parti e vetmje në zgjedhje, nuk ka ndodhur siç bëri Rilindja në zgjedhjet lokale, ku qeveria ka 100 % të bashkive.
Edi Rama përdori bandat të blinin e merrnin me forcë votat. Provat, publiku shqiptar i di mirë.
Edi Rama emëroi ministra të korruptuar si dhe përzgjodhi disa ministra nga soji më i keq që mund të nxjerrë një sekt pushtues, si Rilindja.
Edi Rama mori PS, duke e bërë Rilindje, pra ua vodhi siglën dhe vulën, kur dihet se socialistët e thjeshtë nuk pyeten. Edhe kur bëhet sikur pyeten, iu shkojnë për vota në votime. Më pas gishtin e mesit!
Edi Rama e ndjen votën masive kundër, por bën aktorin sikur ka nevojë për një mandat të tretë.
Koha për të ikur zoti Rama!/H.Mesi/
Mesazhi i Edi Ramës në facebook:
Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht…
Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!
Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë🇦🇱#SkaKohëPërPushim