Edi Rama: Kënaqësi e rrallë e zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë…
Aktualitet Kryesore E Hënë, 17 Mars 2025 07:38

Edi Rama shkruan këtë hënë: “Me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”.