Edi Rama: Nuk ka emigrantë në kufi. Kemi vetëm Berishën që po nxit konflikt
Kryeministri Edi Rama në një video mesazh për qytetarët deklaroi se në kufi situata nuk është siç e paraqesin mediat. Sipas tij, në Kakavijë nuk ka asnjë emigrantë që bllokuar, ndërsa në Kapshticë janë disa qytetarë me makina.
“Ka shumë e shumë halle, probleme specifike, çështje me të cilat njerëzit përballen, dua të më besoni se po merrem me të gjitha, ditë natë. Për çështjen e kufijve, duke shprehur keqardhjen për disa media që i transmetojnë si pamje live edhe pamjet e dy apo tre ditëve më parë. Në Kakavijë nuk ka asnjë problem. Në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, që cilët nuk kanë asnjë urgjencë, por duan të hyjnë për të takuar familjen”,- tha Edi Rama.
Kryeministri akuzoi opozitën dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët sipas tij duan rrëmujë dhe kaos. “Është e patolerueshme që të nxitet kjo situatë dhe njerëzit që të vijnë drejt kufijve për konflikt me policinë. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën”,- tha Edi Rama.
Rama tha se do të paraqesë këto ditë një zgjidhje për emigrantët shqiptarë që vijnë në kufi. Ai deklaroi se çdo shqiptar që vjen nga shtetet e tjera, do hyjë në territorin e Shqipërisë dhe do futet në karantinë për 14 ditë. Rama tha se karantina do të paguhet nga vetë emigrantët dhe ata do të mbahen të izoluar në dhomë për 14 ditë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/296657904638843/