Edi Rama paralajmëroi Greqinë për veton e saj ndaj Shqipërisë për në BE: Nuk do ta prishim gjakun për ata!
Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS foli për sukseset e qeverisë së tij, por ai ndaloi fort dhe kryesisht te java e ardhshme ku Tirana zyrtare do të jetë në Bruksel për kapitujt e parë.
Edi Rama me një gjuhë të fortë paralajmëroi se mundet që Greqia të na bllokojë për çështjen Beleri, por kryeministri shtoi se nuk don t’ia dijë për qëndrimin e Athinës zyrtare pasi nuk mund të ndryshojmë qëndrim në raport me rastin në fjalë.
Kryeministri theksoi që 26 vendet e BE janë gati, por vetëm Greqia akoma nuk ka vendosur, sido të jetë nëse Athina nuk hap dritën jeshile, prapë jam krenar se ne kemi plotësuar të gjitha kushtet e BE.
Me tej Edi Rama shtoi se BE ka problemet e saj brenda vetes dhe sa herë kanë hallet e tyre, nuk japin dritën jeshile ndaj Shqipërisë. Njeherë ishte Franca, një herë tjetër Hollanda dhe me pas të dyja u tërhoqën dhe thanë “Po” për Shqipërinë. Kurse tani na ka dalë Greqia për një çështje absurde- vazhdoi kryeministri.
Thelbi i asaj që paralajmëroi kryeministri kishte të bënte se mos u habisni që javën e ardhshme të na pengoi Greqia.