Eduard Selami: Basha është një “berishë” i vogël, kurse Berisha nuk mund të rithemelojë PD-në

Eduard Selami, ish-kryetar dhe ish-deputet i PD-së, deklaroi sonte te “Zëri i Amerikës” se ai nuk beson te Berisha dhe te Basha, pasi të dy kanë punuar bashkë dhe kanë mbrojtur njeri tjetrin.

Berisha, tha Selami, mbetet personi që e ka shkelur me shumë se çdo njeri statutin e partisë demokratike dhe nuk besoj se ai mund të reformojë PD-në. Me tej ish-kryetari Selami tha se kurrë PD-ja nuk mund të ringrihet nga dyshja Basha-Berisha, të cilët kanë shkatërruar vlerat e kësaj partie të parë opozitare.

Sipas Selamit, Basha duhet ta kishte filluar këtë debat më përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në. Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja. Do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata. PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet. PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, -theksoi ai

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet, vazhdoi Selami, që të dalin emra të rinjë nga PD-ja për ta drejtuar këtë parti që ajo të ketë vlera për tu rikthyer në pushtet.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?