Ekipi i “Gjeneratës për Ndryshim”, Monika Kryemadhi: Presidenti të votohet nga populli. Më 25 prill kishim në krah një armik, Lul Bashën
Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë prezantoi ekipin e “Gjeneratës për Ndryshim”, ku kryetarja Monika Kryemadhi tha se kjo është një iniciativë nga të rinjtë. Po ashtu ajo tha se duhet të jetë në dorën e popullit zgjedhja e Presidentit.
Kryemadhi listoi nismat që ata kishin si synim të realizonim pas 25 prillit, po thekoi se në këto zgjedhje, kishim në krah si aleat një armik, si Lul Basha.
“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pala elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”.
Po ashtu ajo tha se dy persona po mbajnë sot peng Shqipërinë, duke iu referuar Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Raama, teksa shtoi se sot parlamenti certifikon marrëveshjet mes tyre.
“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”.
Por shtoi Monika Kryemadhi se ne si LSI kishim një armik përkrah, pikërisht Bashën që na luftoi pas shpine dhe na preu në besë, pasi del se ishte në pazar me kryeministrin Rama.